Paqe në derbin e qytetit, Evertoni dhe Liverpooli ndahen baras

29 nëntor 2026 | 15:20

Liverpoolit i është ndërprerë seria prej katër fitoreve radhazi si mysafir në Premierligë, pasi ka barazuar 1-1 me Evertonin në derbin e Merseyside, ndonëse kaloi i pari në epërsi.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Evertoni rrezikoi të shënonte që në minutat e para, por portieri Alisson reagoi mirë ndaj goditjes së James Garnerit.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e pestë.

Pas një topi të dërguar në zonë, mbrojtja e Evertonit nuk arriti ta largonte siç duhet, ndërsa Dominik Szoboszlai përfitoi nga rasti dhe shënoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës së Jordan Pickfordit.

Megjithatë, Evertoni arriti ta barazonte rezultatin në pjesën e parë. Një harkim i rrezikshëm i Kiernan Dewsbury-Hallit u devijua gabimisht në portën e tij nga Jeremie Frimpong, duke i dhënë fund epërsisë së Liverpoolit.

Në pjesën e dytë, Liverpooli pati mundësi të rikthehej në epërsi, por Virgil van Dijk nuk arriti ta shfrytëzonte një rast të mirë me kokë.

Në anën tjetër, Evertoni ishte pranë përmbysjes, por goditjet e Dewsbury-Hallit u ndalën nga mbrojtja e Liverpoolit.

Të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi.

Kështu, derbi i Merseyside përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa trajneri i Evertonit, David Moyes, nuk arriti ta përmirësonte bilancin e tij prej vetëm gjashtë fitoreve në 47 përballje si trajner ndaj Liverpoolit.

Pas këtij barazimi, Liverpooli shkon në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Evertoni në 17. Liverpooli renditet i katërti në tabelë, kurse Evertoni zë vendin e tetë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar qeverinë e Iranit se…