Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

29 nëntor 2026 | 14:08

Portieri i njohur uruguaian, Fernando Muslera, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 40-vjeçare.

Muslera e nisi karrierën te Montevideo Wanderers, për të vazhduar më pas me fanellat e Nacionalit, Lazios, Galatasarayt dhe, së fundmi, Estudiantesit.

Ai ka lënë gjurmë të veçanta gjatë periudhës së tij te Galatasaray, ku është shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme të klubit turk.

Gjatë karrierës së tij, uruguaiani ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Uruguait, me të cilën ka qenë pjesë e sukseseve të mëdha, përfshirë triumfin në Kupën e Amerikës në vitin 2011.

Kështu, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, një prej portierëve më të njohur të futbollit uruguaian i jep lamtumirën futbollit të luajtur.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka…