Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Britanisë për FSK-në
29 nëntor 2026
| 14:05
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, të organizuara me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një postimi në “Facebook”, Abbott ka shprehur respektin e Mbretërisë së Bashkuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e FSK-së.
Ai ka riafirmuar gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për partneritetin e fortë me Kosovën në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.



