Futbolli bashkon shqiptarët në festat e nëntorit!
29 nëntor 2026
| 11:23
Kupa e Miqësisë mblodhi në Shkodër veteranët e Shqipërisë, Vllaznisë, Kosovës dhe Diasporës së Belgjikës, në një atmosferë festive e vëllazërore.
Veteranët e Kosovës ngritën trofeun, pasi triumfuan me penallti në finalen ndaj Shqipërisë.
Një festë e miqësisë dhe bashkimit përmes futbollit!



