Nelson Hysa ngjitet në ring me këngën e Shkurte Fejzës, synon historinë në stadiumin e Duseldorfit

28 nëntor 2026 | 23:31

Boksieri shqiptar Nelson Hysa është ngjitur sonte në ring për t’u përballur me gjermanin Agit Kabayel, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij.

Dueli zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf, ku Kabayel do ta mbrojë për herë të parë titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC.

Hyrja në ring e dy boksierëve pritet rreth orës 23:00. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt nga DAZN.

Për Hysën (42 vjeç), i pamposhtur me rekord 25-0 dhe 23 nokaute, ky është shansi i parë për një titull botëror. Ndeshjen e fundit e fitoi në gusht, kur ndali në dy raunde Thomas Narmon.

Në vitin 2024 ai u bë kampion evropian i WBO-së dhe arriti renditjen më të lartë të një boksieri shqiptar. Nëse fiton sonte, Hysa do të bëhet kampioni i parë botëror shqiptar në peshat e rënda, pikërisht në Ditën e Pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për modernizimin dhe…