Chelsea dhe Brighton në garë për talentin e Milanit

29 nëntor 2026 | 10:58

AC Milan rrezikon të humbasë një nga talentet më premtuese të skuadrës. Alphadjo Cisse, 20-vjeçar, ka tërhequr vëmendjen e Chelsea dhe Brighton pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon.

Sulmuesi ka realizuar 10 gola në 15 ndeshje, duke fituar edhe ftesën për të debutuar me Kombëtaren A të Italisë.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, dy klubet angleze po e monitorojnë nga afër lojtarin, i cili mund të luajë në të gjitha pozitat e repartit ofensiv.

Megjithatë, Milan nuk dëshiron ta shesë dhe tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së tij, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2030. /Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mbrëmë, në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në 114-vjetorin e…