Nelson Hysa pëson humbje, tërhiqet nga dueli në raundin e dytë

28 nëntor 2026 | 23:52

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka pësuar humbje ndaj Agit Kabayelit, në duelin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, të zhvilluar të shtunën në Duseldorf të Gjermanisë.

Kabayel, boksieri me prejardhje kurde dhe shtetësi gjermane, e mposhti Hysën me TKO në raundin e dytë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.

Hysa, pas rreth pesë minutash në ring, u tërhoq pasi deklaroi se kishte pësuar një lëndim në krahun e majtë.

Kështu, Kabayel vazhdon të mbajë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Boksieri shqiptar Nelson Hysa është ngjitur sonte në ring për…