Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit

26 qershor 2026 | 14:13

Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit.

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar, marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Filozofik, prof. dr. Bekim Baliqi, dhe prof. dr. sc. Marta Zorko, prodekane për programet studimore, sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e karrierës në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit.

Në takimin zyrtar morën pjesë edhe prof. ass. dr. Arsim Sinani, prodekan i Fakultetit Filozofik, si dhe doc. dr. sc. Milica Vučković, prodekane për studentët, ndërkombëtarizimin dhe komunikimin.

Delegacioni u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, prof. dr. Martin Berishaj, dhe këshilltari i tij, Mentor Tahiri.

Palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor, përmes shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, realizimit të projekteve të përbashkëta, si dhe organizimit të aktiviteteve akademike me interes të ndërsjellë.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet dy institucioneve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik, shkencor dhe profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar sot rezultatet e…