Festimi i “Vidovdanit” nga ana e komunitetit serb, vërehen forca të shtuara të Policisë e ambulanca në Graçanicë
28 qershor 2026
| 10:56
Qytetarë të komunitetit serb, shënojnë festën ortodokse të Vidovdanit, e cila lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, raporton Ekonomia Online.
Ata janë mbledhur fillimisht në Manastirin e Graçanicës, për t’u nisur më pas drejt Gazimestanit, vend i njohur që ndodhet në territorin e Obiliqit.
Me këtë rast, Policia e Kosovës, si rëndom shton praninë e saj në rrugë dhe në vendin ku zhvillohet organizimi, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të çdo incidenti të mundshëm.



