Për ata të huaj që e duan Shqipërinë sa më të lirë
Shkruan: Labinot Bislimi
A i keni pa nëpër plazhet e Shqipërisë disa turistë të huaj që vijnë dhe kalojnë pushimet në Shqipëri. Janë shpesh vajza e djem të rinj nga e gjithë bota (edhe nga Amerika Latine) që vijnë për të kaluar verën në vendin tonë. Nuk vijnë me shumë para. Shpesh kanë ardhur me xhepat bosh. Çfarë bëjnë ?
Shpesh kërkojnë punë sezonale nëpër plazhe si kamarierë, barman, kuzhinierë etj.
Këta në fakt nuk i sjellin gjë Shqipërisë. Gjithësesi, janë të mirëseardhur dhe të mirëpritur.
Por kjo kategori e “turizmit” nuk ndalet vetëm në ata që vijnë si gjysmë-turistë, gjysmë-punëtor. Mund të takoni plotë të tjerë që vijnë me pak lekë në xhep. Rrinë një javë apo dy dhe shpenzojnë minimalisht.
Edhe këta kanë të drejtë të vijnë dhe janë të mirëpritur. Shqipëria është dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë.
Kjo tregon se sa e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë Qeveria e udhëhequr nga Edi Rama. Aq të njohur sa që një pjesë e këtyre turistëve “low cost” po vijnë tani edhe për të protestuar në Tiranë.
Pse ?
Ata thonë se duhet ta ruajmë këtë vend të bukur. Çka do të thotë se duhet ta ruajmë këtë vend të lirë.
Se në fakt, halli i tyre është se si t’a shfrytëzojnë këtë të mirë e të bukur Shqipëri sa më lirë.
Çudi ! Pak vite më parë nuk e dini fare ku është Shqipëria.
Tani vijnë për të protestuar kundër investimëve të mëdha sepse, këta turistë të huaj, duan t’a ruajnë Shqipërinë të varfër me qëllim që të shpenzojnë më pak para nga vetja e tyre.
Thënë shkurt, në Shqipëri, po përballën dy vizione të turizmit dhe të zhvillimit ekonomik. Ata që janë pro turizmit masiv – që në fakt është i dëmshëm për mjedisin, natyrën dhe trashigimin kulturore – dhe ata që duan të fusin edhe turizmin elitar.
Turizmi elitar e bënë Shqipërinë më të pasur dhe më të pastër. E ruan më mirë natyrën, mjedisin, trashëgimin.
Por, mbi të gjitha, e zhvillon Shqipërinë. E pasuron shqiptarin dhe e siguron të ardhmen e vendit tonë.
Shqiptarët nuk duhen të mendojnë nga perspektiva e qytetarit të botës që kërkon një siujdhesë turistike për të gjithë ata që jetojnë ose në margjën e shoqërisë së tyre ose për ata që investimet i bëjnë në vendin e tyre, por që me kursimet e mbetura duan ti kalojnë pushimet në Shqipëri sa më lirë.
Shqipëria nuk mund të mbetët një vend turistik për të margjinalizuarit e botës sepse kështu kthehet edhe vetë në margjën e turizmit botëror.
Shqipëria nuk mund të mbetët as vendi ku të gjithë koprracët e botës, të cilët investojnë majshëm në vende tjera, por që duan të shpenzojnë sa më pak për pushimet e tyre në Shqipëri.
Shqipëria jonë duhet të zhvillohet me qëllim që vendi ynë të kthehet në një pol atraktiv për investimet e majshme. Jo si pol atraktiv për shpenzimet e vogla.



