Pas tri ditësh nën rrënoja, shpëtohet një 11-vjeçar në Venezuelë

28 qershor 2026 | 13:25

Një tjetër fëmijë është shpëtuar nga rrënojat në rajonin La Guaira të Venezuelës, duke sjellë një moment shprese në fund të një dite të gjatë dhe emocionalisht të rënduar të operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Sipas pamjeve të publikuara nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ekipet e shpëtimit, të pajisura me helmeta dhe uniforma reflektuese, nxorën një person nga rrënojat, ndërsa pjesëtarë të tjerë të ekipit u afruan me një barelë, shkruan “CNN”.

“Pak më parë, një djalë 11-vjeçar u shpëtua i gjallë në Caraballeda. Në këto orë, çdo jetë është shpresë për Venezuelën”, ka shkruar Rodríguez në platformën “X”.

Më herët gjatë ditës, edhe një tjetër 11-vjeçar, i identifikuar si Moises është shpëtuar pas disa orësh përpjekjesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonin La Guaira.

Sipas Autoritetit Kolumbian për Menaxhimin e Fatkeqësive (UNGRD), shpëtimi i tij është realizuar pas gjashtë orësh pune të kujdesshme dhe të koordinuar. Fëmija ndodhej rreth tre metra nën rrënoja dhe është nxjerr i gjallë, në gjendje të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregu i transferimeve te Real Madridit po rezulton tejet interesant…