Koci apelon qytetarët që udhëtojnë nëpër Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale
28 qershor 2026
| 13:35
Avokati Arianit Koci u ka bërë apel qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë transit nëpër Serbi, duke i këshilluar të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platforma të tjera publike.
Sipas tij, postimet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe.
“Keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes – mund të kenë pasoja juridike”, ka shkruar Koci në “Facebook”.



