Tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Foshnja 9-muajshe dhe nëna nxirren të gjalla nga rrënojat e një ndërtesë

28 qershor 2026 | 19:22

Një foshnjë nëntëmuajshe dhe nëna e saj janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e një ndërtese të shembur, pas një operacioni shpëtimi ku morën pjesë edhe ekipet amerikane të kërkim-shpëtimit.

Sipas BBC-së, pamjet e publikuara tregojnë shpëtimtarët amerikanë teksa nxjerrin foshnjën nga rrënojat. Videoja fillimisht është shpërndarë nga Virginia Task Force 1 Urban Search and Rescue, pjesëtarët e së cilës ishin të përfshirë në aksionin e shpëtimit.

Organizata ka bërë të ditur se foshnja, nëntë muajshe, është shpëtuar të shtunën së bashku me nënën e saj.

“Të dyja u gjetën të gjalla me vetëm lëndime të lehta” dhe “u sollën në vend të sigurt nën brohoritjet e fqinjëve që ishin mbledhur jashtë”, ka njoftuar ekipi i shpëtimit.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka shpërndarë pamje nga operacioni, duke shkruar se “përballë gjasave të pamundura, shpresa vazhdon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka folur për mundësinë…