Kupa e Botës: Brazili, Gjermania dhe Holanda sonte kërkojnë kualifikimin
Botërori 2026 vazhdon sonte (e hënë) me tri përballje të rëndësishme të fazës së 1/16 së finales, ku favoritët për titull do të synojnë sigurimin e një vendi në çerekfinale. Në program janë ndeshjet Brazil-Japoni, Gjermani-Paraguai dhe Holandë-Marok.
Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet mes Brazilit dhe Japonisë, me fillim nga ora 19:00. Më pas, nga ora 22:30, Gjermania do të përballet me Paraguain, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë vazhdimin e rrugëtimit në turneun më të madh të futbollit.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së martës do të zhvillohet sfida mes Holandës dhe Marokut, një përballje që pritet të jetë ndër më interesantet e kësaj faze. Të dyja kombëtaret kanë lënë përshtypje të mira gjatë fazës së grupeve dhe synojnë një vend në tetëshen më të mirë të Botërorit.



