Njoftim për udhëtarët: Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës ‘7C’

29 qershor 2026 | 11:28

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije për ndryshimin e itinerarit të linjës “7C”, me vendimin e fundit që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.

Sipas njoftimit, kjo linjë do të rikthehet në qarkullim siç ka qenë më parë.

“Në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i linjës ‘7C’ do ta përfundojë qarkullimin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët. Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar…