Hoti kritikon pushtetin pas deklaratave të Sorensenit: Refuzohet marrëveshja e Uashingtonit, pranohet ajo e Ohrit

29 qershor 2026 | 15:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Sorensen ka deklaruar se marrëveshja vlen edhe pa nënshkrime dhe se zbatimi i saj ka nisur në disa fusha.

Duke komentuar këto deklarata, Hoti ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës, duke thënë se diplomacia e vendit ka pësuar degradim gjatë viteve të fundit.

“Refuzohet marrëveshja e Uashingtonit, ndërkaq pranohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Deputeti i LDK-së ka rikujtuar se, sipas tij, për gjashtë vite nuk është zbatuar Marrëveshja e Uashingtonit dhe ka kritikuar qeverinë për qëndrimin ndaj projekteve të energjisë.

“Edhe sot, kur gjithë Evropa është zgjuar në këmbë për të eliminuar plotësisht çdo varësi nga gazi rus, Kurti dhe sejmenët e tij e refuzojnë projektin e gazit amerikan duke folur për alternativa të tjera të furnizimit me energji”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se, sipas tij, ekzekutivi nuk ka hezituar të pranojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas deklaratave të Sorensenit përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me…