Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: E dyshuara A.R. godet për vdekje F.H. pas përleshjes fizike, kërkohet paraburgim i saj

29 qershor 2026 | 16:53

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R., e cila dyshohet se ka privuar nga jeta F.H. gjatë një përleshjeje fizike që ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka kryer veprën penale të vrasjes. Ndërkohë, personi tjetër i ndaluar në lidhje me rastin, M.B., është liruar me vendim të prokurorit, pasi janë sqaruar rrethanat e përfshirjes së tij.

Prokuroria njofton gjithashtu se lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima para ngjarjes. Ajo ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti kosovar Jon Kuka është vetëm një fitore larg medaljes…