Ippon që bën jehonë: Jon Kuka mposht serbin dhe synon bronzin evropian (video)
29 qershor 2026
| 16:46
Xhudisti kosovar Jon Kuka është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U18, që po zhvillohet në Spanjë.
Kuka siguroi kualifikimin në finalen e repesazhit pasi mposhti xhudistin serb Petar Markovic me një Ippon spektakolar, duke dominuar plotësisht duelin.
Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar edhe videon e momentit kur Kuka e rrëzon kundërshtarin serb me teknikën fituese.



