Arratiset i dënuari për vrasje nga burgu i Dubravës, u lirua për vikend dhe s’u kthye më

30 qershor 2026 | 12:59

Një i burgosur ka shfrytëzuar lirinë e vikendit për tu arratisur përfundimisht nga burgu i Dubravës. Bëhet e ditur se i arratisuri është Veprim Nikqi. I njejti po vuante burgimin me akuzën për vrasje. Nikqi, pas kryerjes së veprës penale për të cilat u dënua, iku ilegalisht në shtetin Suedisë.

Atëherë i kishte 21 vjet. Autoritetet kosovare kërkuan ekstradimin e tij me anë të një fletërreshtimi të datës 2 nëntor 2010. Ekstradimi i Nikqit në Kosovë ndodhi gati 3 vjet më pas, më 9 tetor 2013. Indeksonline ka tentuar të marrë një konfirmim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës lidhur me këtë rast, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…