Përplasja me policinë jashtë Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

30 qershor 2026 | 14:08

Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me forcat e rendit në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Një grup protestuesish kanë tentuar të bllokojnë hyrjet e Kuvendit, ndërsa disa prej tyre kanë goditur me vezë edhe disa ligjvënës që dolën pas përfundimit të seancës, raporton Top Channel

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila ka ndërhyrë për të hapur rrugën para parlamentit dhe për të mundësuar kalimin e automjeteve të personave që ndodheshin në seancën plenare.

Në ndihmë të efektivëve të policisë kanë shkuar edhe forca të FNSh-së, të pajisura me skafandra dhe shkopinj gome.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar…