Ministri Endrit Shala ndihmon të aksidentuarin pranë zyrës së tij

12 dhjetor 2018 | 13:42

Një punë jo e zakonshme i ka dalë ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mesditën e së mërkurës.

Afër vendit të tij të punës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Siç edhe shihet në fotografi të siguruara nga gazeta “inFokus”, nga vendi i ngjarjes, ngasësi i motoçikletës është përplasur me një furgon që po barte nxënës në këtë rrugë.

I pari që ka dalë në vendin e ngjarjes ishte ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili edhe i ka ofruar ndihmën e parë të lënduarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 30…