Qindra analiza laboratorike çdo ditë në QKUK, Biokimia Mjekësore në shërbim të pacientëve

01 korrik 2026 | 11:48

Çdo ditë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës realizohen qindra analiza laboratorike që luajnë rol vendimtar në diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve. Këto shërbime ofrohen nga ekipi i Biokimisë Mjekësore, një nga njësitë kryesore diagnostike të QKUK-së.

Brenda një dite, në Klinikën e Biokimisë Mjekësore pranohen dhe përpunohen mostrat biologjike të rreth 100 – 150 pacientëve ambulantorë dhe 400 – 550 pacientëve të hospitalizuar, pa përfshirë pacientët në programin e dializës.

Klinika realizon një gamë të gjerë analizash biokimike, hematologjike, imunologjike, hormonale, tumorale, virale, autoimune, të hemostazës dhe koagulimit, si dhe analiza të tjera specifike, duke mbështetur diagnostikimin, monitorimin dhe trajtimin e pacientëve në të gjitha klinikat e QKUK-së.

Në kuadër të saj funksionojnë laboratorë me shërbim 24-orësh në Klinikën Emergjente, Klinikën Infektive, Kirurgji dhe Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, si dhe laboratorë në klinikat e tjera të QKUK-së.

Gjithashtu, Klinika mbulon edhe Laboratorin e Skriningut Neonatal, i cili ka filluar punën e rregullt gjatë vitit të fundit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm të të porsalindurve.

Për ofrimin e këtyre shërbimeve, Klinika përdor platforma moderne diagnostike të prodhuesve të njohur ndërkombëtarë, të njëjta me ato që aplikohen në qendrat më të avancuara shëndetësore, duke garantuar rezultate të sakta, të besueshme dhe në kohë për pacientët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë për sezonin 2026/27,…