Ua ndërtoi vendin për faljen e namazit, por NBT OiL i “sakatoi” kosovarët me çmime të larta

01 korrik 2026 | 11:31

Një qytetar ka ngritur shqetësime për, siç thotë ai, çmime të larta dhe parregullsi në një pikë karburanti NBT Oil në Rrips, në Shqipëri, në segmentin rrugor që përdoret shpesh nga udhëtarët nga Kosova. Sipas denoncimit të tij, një shishe ujë “Lajthiza” 1.5 litra është shitur për 2 euro, ndërkohë që në tregun e Kosovës kushton rreth 0.50–0.55 cent, ndërsa në pika të tjera në Shqipëri rreth 0.90 cent.

Ai pretendon se për dy shishe ujë ka paguar 6 euro, por fillimisht nuk i është dhënë faturë fiskale. Vetëm pas kërkesës së tij, sipas deklarimit, është konstatuar se në arkë ishin regjistruar rreth 360 lekë. Më pas, sipas tij, pasi ka kërkuar sqarim dhe kthim të shumës, i janë kthyer 2 euro, ndërsa punonjësit i kanë thënë se “njësoj është, si 2 euro si 3 euro”.

Qytetari shprehet se raste të tilla mund të kalojnë pa u vërejtur nga udhëtarët që nuk kërkojnë faturë fiskale, duke ngritur dyshime për transparencën në disa pika shërbimi përgjatë rrugëve kryesore. Ai gjithashtu ka komentuar edhe çështjen e tarifave rrugore, duke vlerësuar se autostradat në Kosovë duhet të bëhen me pagesë për shtetasit e huaj, si praktikë e përdorur në shumë vende të rajonit dhe Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka…