Barcelona prezanton fanellën e re për sezonin 2026/27

01 korrik 2026 | 11:48

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë për sezonin 2026/27, e cila ruan identitetin tradicional të klubit, por sjell edhe elemente të reja në dizajn.

Uniforma mban vijat karakteristike blu dhe të kuqe, ndërsa këtë herë ato janë kombinuar me një efekt gradienti, që i jep fanellës një pamje më moderne.

Një tjetër risi është fonti i ri ekskluziv “FC Barcelona Modernist”, i frymëzuar nga qyteti i Barcelonës dhe trashëgimia kulturore e Katalonjës.

Nga sezoni i ardhshëm, në pjesën e pasme të fanellës do të vendoset edhe logoja e Fondacionit Barça, e cila do të jetë e pranishme si në fanellat e skuadrës së meshkujve, ashtu edhe në ato të ekipit të femrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka ndëshkuar Aston Villan me një gjobë prej 19.4…