Ronald Koeman largohet nga posti i përzgjedhësit të Holandës
Ronald Koeman ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Holandës, pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës 2026.
Holanda i ka dhënë fund aventurës në Botëror në fazën e 1/16 së finales, ku është eliminuar nga Maroku, çka ka quar në largimin e trajnerit holandez.
Koeman ishte në mandatin e tij të dytë në krye të “Tulipanëve”. Gjatë kësaj periudhe ai e ka udhëhequr Holandën deri në gjysmëfinalen e Euro 2024, por ekipi nuk ka arritur i të përmbushte pritshmëritë në Kupën e Botës.
Pas dorëheqjes, Koeman është shprehur se askush nuk është më i zhgënjyer se ai për dështimin e Holandës në Botëror. Holanda mbetet një nga kombëtaret më të suksesshme pa fituar Kupën e Botës, pasi ka arritur tri herë në finale, por nuk ka mundur ta ngrejë asnjëherë trofeun.



