Delegacion amerikan në Gllogjan, Haradinaj ndan medalje mirënjohjeje
01 korrik 2026
| 18:54
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Sipas Haradinajt, delegacioni përbëhej nga profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë.

Ai vlerësoi se angazhimi i tyre për Kosovën ka qenë i rëndësishëm për rrugën e vendit dhe për rikthimin e partneritetit strategjik me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës, Haradinaj njoftoi se ka dekoruar Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.



