Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë
Në Klinë është përuruar shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë fotografi dhe detaje nga ceremonia përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj ka theksuar se brezat e tërë që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të nderohen përjetë.
“Sot, në Klinë, në vigjilje të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nderuam Presidentin historik Ibrahim Rugova në përurimin e shtatores së tij.
Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi.
Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit. Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



