Osmani: Deklarata e 2 Korrikut ishte pikënisja drejt Kosovës së lirë dhe të pavarur

02 korrik 2026 | 11:47

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, duke e cilësuar këtë datë si pikënisjen drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të lirë e të pavarur.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka theksuar se themelet e shtetit të Kosovës qëndrojnë mbi vendosmërinë e delegatëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët, sipas saj, dhanë shembullin se nuk duhet të ketë dorëzim para asnjë vështirësie.

“Sot i nderojmë delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 Korrik 1990 e artikuluan qartë vullnetin e qytetarëve të vendit për liri, duke e miratuar Deklaratën Kushtetuese. Themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendosmërinë e tyre për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë. Mbi të gjitha, ata dhanë shembullin e mosdorëzimit para asnjë vështirësie, shembull që vazhdon të na frymëzojë edhe sot”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinë është përuruar shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim…