Juridiku hap konkursin për pranimin e 600 studentëve të rinj

02 korrik 2026 | 12:46

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Në Fakultetin Juridik do të pranohen gjithsej 600 studentë. Konkursi është hapur më 29 qershor dhe do të mbetet i hapur deri më 6 korrik. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2026/2027 për programin e studimeve themelore (Bachelor) dhe tetë (programe të studimeve Master, dy (2) prej të cilave në gjuhën angleze.
Programet studimore në të cilat është shpallur konkursi janë:
1.Programi Bachelor i Drejtësisë 240 ECTS:
2.Programet Master 60 ECTS:
E Drejta Penale
E Drejta Civile dhe Pronësore
E Drejta Kushtetuese dhe Administrative
E Drejta Ndërkombëtare
Kontrata dhe E Drejta Komerciale
E Drejta Financiare
Të Drejtat e Njeriut, E Drejtë Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësi Tranzicionale-në gjuhën angleze
Studime të Avancuara Evropiane- në gjuhën angleze
Për programin Bachelor, aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu do të jetë i hapur prej 29 qershor deri më 6 Korrik 2026 në orën 16:00.
Për programet Master Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu do të jetë i hapur deri me datë 10 Korrik 2026, në orën 14:00.
Linku i konkursit: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,3942

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës në Gjykatën Evropiane të Auditorëve në…