Njëri nga të plagosurit në Podujevë futet në sallën e operimit
02 korrik 2026
| 15:50
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se njëri prej të plagosurve ka hyrë në sallë të operimit.
“Është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë”, ka konfirmuar Syla.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për vizitë tek të plagosurit ka shkuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.



