Granit Xhaka arrin një tjetër rekord, regjistron ndeshjen e 150-të me Zvicrën
02 korrik 2026
| 16:58
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka regjistruar një tjetër rekord personal në karrierën e tij.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka zhvilluar ndeshjen e tij të 150-të me fanellën e kombëtares helvetike.
Prej vitesh, 33-vjeçari është shndërruar në një nga lojtarët kyç të formacionit të Zvicrës, duke qenë lider në mesfushë dhe kapiten i ekipit.
Deri më tani, Xhaka ka shënuar 18 gola në paraqitjet e tij zyrtare me kombëtaren.
Ai po jep kontribut të madh edhe në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Së fundmi, Granit Xhaka është renditur edhe në mesin e tre mesfushorëve më efikas për pasimet drejt fazës së sulmit në këtë Botëror.



