Zyrtare: Manchester City shpenzon 116 milionë funte për yllin e ri të Kombëtares angleze

02 korrik 2026 | 16:49

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest për 116 milionë funte, duke e bërë atë transferimin e pestë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

23-vjeçari ka kryer testet mjekësore në Kansas, ndërsa zyrtarizimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të angazhimit të tij me Anglinë në Kupën e Botës 2026.

Në njoftimin zyrtar, City konfirmoi marrëveshjen: “Manchester City dhe Nottingham Forest kanë arritur marrëveshje për transferimin e Elliot Anderson. Të gjithë në klub i urojnë Elliotit dhe kombëtares së Anglisë suksese në Kupën e Botës dhe presim ta mirëpresim së shpejti në Manchester”.

Anderson vlerësohet si një nga mesfushorët më premtues të futbollit anglez.

Ai dallohet për energjinë e pashtershme, kontrollin e topit, aftësinë për të fituar duele, vizionin në ndërtimin e aksioneve dhe fleksibilitetin për të luajtur në disa role në mesfushë.

Pas dy sezoneve shumë të suksesshme me Nottingham Forest, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe fitoi vendin në kombëtaren e Anglisë, 23-vjeçari pritet të jetë një nga shtyllat e projektit të ri të Manchester Cityt në vitet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër nga 18 protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve të shënuara…