Katër protestues mbesin në qeli, pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë

02 korrik 2026 | 16:47

Katër nga 18 protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve të shënuara në protestën e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.

Sipas raportimit të Top Channel, bëhet fjalë për protestuesit që u kapën në flagrancë duke dëmtuar një automjet të Policisë.

Brenda 72 orëve, ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, katër të ndaluarit dyshohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Në total, Policia ka shoqëruar dhe ndaluar 18 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur nëntë efektivë policie dhe u lënduan pesë protestues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një operacioni të gjatë dhe tejet të vështirë shpëtimi,…