Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja roja 43-vjeçar në Venezuelë

02 korrik 2026 | 16:46

Pas një operacioni të gjatë dhe tejet të vështirë shpëtimi, ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin të gjallë një roje sigurie 43-vjeçar, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare që u shemb nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë.

Hernan Alberto Gil Flores u shpëtua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi kishte qëndruar i bllokuar që nga 24 qershori në bodrumin e qendrës tregtare “Galerias Playa Grande”, në qytetin bregdetar të La Guaira. Ekipet e shpëtimit kishin arritur të vendosnin kontakt me të që gjatë fundjavës, shkruan AFP.

Momenti i shpëtimit u shoqërua me emocione të forta. Ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, që mbanin flamujt e vendeve të tyre, shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa Gil Flores u transportua me barelë, i mbuluar me një mbulesë portokalli, drejt një ambulance të Kryqit të Kuq. Pjesëtarët e ekipit të Kryqit të Kuq të Kosta Rikës u përqafuan mes lotësh dhe buzëqeshjesh, duke festuar suksesin e operacionit.

43-vjeçari, i cili punonte në turnin e natës si roje sigurie në kompleksin tregtar, ndodhej në kabinën e tij të punës kur goditi tërmeti i parë i fuqishëm. Edhe pse struktura prej betoni përreth u shemb, kabina e vogël ku ai qëndronte mbeti në këmbë, duke e mbrojtur nga rrënojat dhe duke krijuar një hapësirë jetike me ajër, që i mundësoi të mbijetonte për më shumë se një javë.

“Kur e gjetëm, ai na kërkoi të mos i tregonim bashkëshortes se ishte gjallë, nga frika se mos nuk do t’ia dilte të mbijetonte”, ka deklaruar për Associated Press shpëtimtari i Kryqit të Kuq të Kosta Rikës, Minyar Collado.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani, ka dhënë…