‘Të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare’

02 korrik 2026 | 16:26

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Podujevë, ku janë plagosur katër persona.

Ai ka deklaruar se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një tjetër është kalimtar rasti.

“Sot rreth orës 14:00 në Podujevë është marrë informacioni për të shtëna me armë zjarri në shesh. Janë plagosur katër persona, tre që kanë qenë të përfshirë dhe një kalimtar i rastit, fatkeqësisht, por që ka lëndime të lehta”, ka deklaruar Shabani.

Shabani ka theksuar se ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, pasi hetimet janë në fazë të hershme.

“Për motivin s’dihet ende sigurt, sepse jemi ende në fazë të hershme”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se, sipas incizimeve të siguruara, tre persona janë lënduar nga armë zjarri dhe po trajtohen në QKUK.

“Bazuar në incizimet që kemi nxjerrë, tre persona janë lënduar me armë zjarri dhe po trajtohen në QKUK”, ka deklaruar Shabani.

Sipas tij, personat e përfshirë në ngjarje kanë lidhje familjare mes vete dhe kjo mund të jetë një nga pistat e mundshme të hetimit, megjithatë ende nuk ka konfirmim zyrtar.

“Po, kanë lidhje familjare dhe kjo mund të jetë motivi, por ende s’mund të themi saktësisht asgjë”, ka shtuar ai.

Shabani ka folur edhe për ndërhyrjen e një zyrtari policor që ka qenë jashtë detyrës, duke theksuar se reagimi i tij ka ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

“Zyrtari policor ka qenë me rroba civile, është polic i Podujevës, ka intervenuar dhe fatmirësisht ka ndikuar që të parandalohet ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, ka përfunduar Shabani.

Basri Shabani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani katalunas, Oriol Junqueras, i cili drejton partinë “Esquerra Republicana”,…