Komandanti i FSK-së takon gjeneralët amerikanë në ceremoninë e USAREUR-AF

03 korrik 2026 | 09:00

Me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe Komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), gjeneral Alexus G. Grynkewich, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF) Gjeneral Christopher T. Donahue.

Gjatë takimit, GLT Jashari shprehu vlerësimin e tij të lartë për lidershipin e gjeneralit Donahue në drejtimin e kësaj komande me rëndësi strategjike për Evropën, duke e falënderuar njëherësh për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave tona.

Në anën tjetër, gjeneral Donahue e falënderoi gjeneral Jasharin për pjesëmarrjen në ceremoni dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm gjatë kësaj periudhe, me theks të veçantë në zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet e realizuara, të cilat kanë kontribuar në forcimin e ndërveprueshmërisë dhe partneritetit ndërmjet dy forcave.

Gjatë ceremonisë KOMFSK takoi edhe homologë të vendeve partnere të NATO-së, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Gjithashtu, takoi edhe zëvendëskomandantin dhe ushtruesin e detyrës së Komandantit të USAREUR-AF Gjeneralmajor Christopher Norrie, me të cilin u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Në përmbyllje të ceremonisë, palët rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Komandës së USAREUR-AF), duke vlerësuar se partneriteti i qëndrueshëm strategjik, avancimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve mbrojtëse të forcës janë thelbësore për forcimin e sigurisë, ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sëmundja neurologjike e demencës ka filluar të shfaqet edhe në…