Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

03 korrik 2026 | 11:22

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit kanë shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila edhe në rigjykim e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998 – 1999.

Dëshmitari Naim Elshani e quajti këtë vendim qesharak, duke treguar se ende i bart në trup plagët nga tortura që i është bërë.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vjet burgim t’i merr një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura që i përjetova. Ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim”, ka thënë Elshani.

Edhe dëshmitari tjetër, Ylber Lipa, shfaqi pakënaqësi lidhur me këtë vendim. “Pavarësisht zgjatjes së procesit, së paku ne katër dëshmitarë prej 32-ve që jemi sot, jemi të pakënaqur me vendimin, edhe pse e kemi parasysh se ligjet e asaj kohe me të cilat është dënuar, dënimi maksimal është 15 vite. E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli ’74 ka nisur riorganizimin e skuadrës, duke zyrtarizuar largimin…