Smajl Latifi priti në takim veprimtarin Selim Ukaj dhe mysafirë nga Gjermania
04 korrik 2026
| 14:36
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij veprimtarin dhe afaristin Selim Ukaj nga Malësia e Vogël, së bashku me një delegacion mysafirësh nga qyteti Ansbach i Gjermanisë.
Sipas Latifit, në takim morën pjesë edhe Jürgen Bachinger, udhëheqës i projekteve në kompaninë Siemens, Roman Stachowski, oficer i lartë i policisë gjermane, si dhe arkitekti Oliver Korder.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të lidhjeve me mërgatën dhe me miqtë ndërkombëtarë, si dhe për bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Latifi i falënderoi mysafirët për vizitën dhe u uroi atyre një qëndrim të këndshëm në Rahovec dhe në Kosovë.



