Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve
04 korrik 2026
| 14:33
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2562 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, ndërsa 11 janë dërguar në mbajtje.




