Franca kalon në çerekfinale, mposht Paraguain me golin e Mbappes

05 korrik 2026 | 01:14

Franca është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit.

Francezët kanë triumfuar 1-0 ndaj Paraguait, në një ndeshje shumë të vështirë.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa francezët kanë vuajtur për të gjetur hapësira.

Golin e vetëm e ka shënuar Kylian Mbappe në minutën e 70-të. Sulmuesi është treguar i saktë nga penalltia e fituar nga Doue dhe e akorduar me VAR.

Paraguai ka tentuar të reagonte, por e kishte të vështirë, ndërsa deri në fund, francezët kanë krijuar edhe raste të tjera.

Në çerekfinale Franca do të përballet me Marokun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara…