Sherr me sëpatë në Korçë, i plagosuri përfundon në spital

05 korrik 2026 | 14:04

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të Korçës, ku dyshohet se është goditur me sëpatë.

Siç shkruan Abcnewsal, përplasja mes dy personave kishte nisur një natë më parë me një debat verbal, ndërsa është përshkallëzuar sërish gjatë ditës së sotme.

Gjatë konfliktit, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur tjetrin në zonën e shpatullës, duke i shkaktuar lëndime.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende duke u hetuar nga autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili dhe Norvegjia do të përballen sonte në një nga…