Legjenda e Hollywood-it, Sylvester Stallone feston ditëlindjen e 80
06 korrik 2026
| 11:12
Një nga ikonat më të mëdha të kinemasë aksion, Sylvester Stallone, feston sot 80-vjetorin e lindjes.
I lindur më 6 korrik 1946 në New York, Stallone u bë i njohur në mbarë botën falë roleve të paharrueshme të Rocky Balboa në serinë Rocky dhe John Rambo në filmat Rambo, personazhe që e kthyen në një legjendë të Hollywood-it.
Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada, Stallone ka spikatur jo vetëm si aktor, por edhe si skenarist, regjisor dhe producent. Ai ka firmosur disa prej filmave më të suksesshëm të zhanrit aksion, duke fituar respektin e publikut dhe të kritikës.
Edhe pse ka mbushur 80 vjeç, Stallone vazhdon të jetë aktiv në industrinë e filmit, duke dëshmuar se mosha nuk e ka zbehur pasionin e tij për kinemanë.



