Haradinaj nderon luftën e luftëtarëve në Loxhë

06 korrik 2026 | 12:58

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë. Nderim i përjetshëm për dëshmorët që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj. Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra edhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikur sot më kujtohet dita kur, para 40 vjetësh, doli…