Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

06 korrik 2026 | 13:05

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të mëhershme për zhvillimet brenda LDK-së.

Për sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, Osmani tha se vlejnë të njëjtat deklarime.

“Jam deklaruar për këto tema më herët. Vlejnë të njëtat”, tha shkurt Osmani, para selisë së LDK-së, raporton KosovaPress.

KosovaPress ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhyljeta Kodrolli shpall të pavlefshme diplomën e fakultetit Juridik të…