Balla: Procesi në Hagë po zgjatet pa asnjë provë kundër komandantëve të UÇK-së

06 korrik 2026 | 13:45

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka pritur në takim ish ministrin e Jashtëm, deputetin e zgjedhur të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ata diskutuan për procesin gjyqësorë në Hagë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Enver Hoxhajn, anëtar i Parlamentit të Kosovës, ish-Kryetar i PDK dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Procesi i tejzgjatur pa asnjë provë kundër komandantëve të UÇK-së në Hagë, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE, nevoja për statusin e vendit kandidat në BE për Kosovën, Samiti i kësaj jave i NATO-s, çështje të sigurisë dhe ndërhyrjet e huaja malinje në rajonin tonë ishin ndër çështjet kryesore të bisedës”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian tha se i kundërshton aktivitetet destabilizuese të Rusisë…