Osmani për rrugën Shkup – Bllacë: Nuk është ndryshuar as një milimetër nga projekti që e përgatitëm ne
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në qeveri, për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.
Osmani thotë se ndonëse ishin paralajmëruar ndryshime në projekt, të njëjtat nuk janë bërë.
“Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup – Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë. Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur. Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një “ndryshim traseje” që nuk ka ekzistuar kurrë. Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.



