Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

06 korrik 2026 | 17:58

Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur në fshatin Paravollë të Novobërdës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Hashani njoftoi se të lënduarit nga ndihma e parë janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje”.

“Nga hetuesit e aksidentit  jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi,…