Filluan punimet në projektin 3-milionësh infrastrukturor në Shalë
07 korrik 2026
| 09:15
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me Nënkryetarin, Enis Osmani dhe Drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, vizituan nga afër fillimin e punimeve të projektit infrastrukturor në vlerë prej 3 milionë euro, në lagjen e heroit Mehë Uka, në Bajgorë.
Kryetari Faton Peci tha se ky projekt do të përfshijë asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat e kësaj zone.
“Investimet e tjera do të vazhdojnë, sepse Shala e meriton zhvillimin”, u shpreh ndër të tjera kryetari Peci.



