Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

07 korrik 2026 | 13:43

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar.

Ai ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e rrugës së saj evropiane.

Konjufca i bëri këto komente pas takimit me eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.

“Ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim. Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Konjufca ka vlerësuar gjithashtu rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi Terras për angazhimin e tij të vazhdueshëm në raport me zhvillimet në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra…