Serbia në Teheran dhe heshtja hipokrite e BE-së

07 korrik 2026 | 15:12

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Serbia, e përkëdhelura e BE-së, në aleancë me Iranin, Rusinë e Kinën

Ka vite që, publiku shqiptar e shtron çështjen e heshtjës tinzare, të diplomacisë së Bashkimit Evropian ndaj politikave nacionaliste, serbomëdha të Serbisë kundrejt Kosovës. Publiku shqiptar, gjithashtu, vazhdimisht e ngre zërin e shqetësimit politik duke shtruar pyetjën: Përse gjithë kjo tolerancë e papresedencë e Bashkimit Evropian dhe e diplomacisë perëndimore ndaj agresionit të hapur, jo vetëm diplomatik, të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës? Ndërkohë, shteti serb, i forcon marrëdhëniet e bashkëpunimit diplomatik e ushtarak me Rusinë dhe me Kinën, të cilat shtete, janë në linjën e përherëshme të konfrontimit me diplomacinë evro-perëndimore. Madje, u bënë pesë vite që, Rusia nuk e ndal pushtimin e Ukrainës dhe kërcënon edhe shtete anëtare të BE-së dh të NATO-së. BE-ja, hesht ndaj këtyre aleancave, jo vetëm diplomatike të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe aleatët e tyre. Nga ana tjetër BE-ja, pa asnjë argument, shkas, arsye, nuk i ndal ultimatumet, kushtëzimet, kërcënimet, masat e ndëshkimit, ndaj Qeverisë, shtetit të Kosovës, me çka, po e trimëron nacionalizmin dhe fashizmin serb!
Të premten e parë të këtij korriku 2026, ministri i Informatave dhe i Telekomunikacionit të Serbisë, Boris Bratina , në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë serbe mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ali Khamenei, i cili, u vra në ditën e parë të luftës, ShBA/ Izraelit kundër Republikës Islamike, Iranit, i cili është kërcënim i hapur jo vetëm për ekzistencln e shtetiit të Izraelit, por edhe kërcënon paqën në rajon dhe në botë. Serbisë pra, edhe nga këndvështrimi i politikës së jashtme të BE-së, me heshtje tinzare i tolerohet të ketë marrëdhënie bashkëpunimi diplomatik me Rusinë e cila tash e pesë vite zhvillon agresion ushtarak, pushtues kundër, Ukrainës, me Kinën, e cila kërcënon me pushtimin e Tajvanit të pavarur, aleatit të Perëndimit, dhe të bashkëpunim ndërshtetëror, me Republikën Islamike të Iranit, e cila, me dekada, pretendon të krijojë armët bërthamore. Serbia, me politikën shtetërore, me aleancat me Rusinë, Kinën Iranin etj. në fakt i kundërvihet politikës së BE-së dhe përgjithësisht të Perëndimit në lidhje me qëndrimin e politkës evro-perëndimore. Rusia, Kina, Irani, dhe jo vetëm ata, e kondërshtojnë perspektivën e diplomacisë perëndimore, të kryesuar nga ShBA-të, për të krijuar një paqe të qëndrueshme në glob.

Aleancat antiperëndimore të Serbisë e rrezikojnë sigurinë, stabilitetin e Kosovës

Rusia, Kina, Irani janë kërcnim i hapur, i drejtpërdrejt i Rendit të Ri Botëror, i cili, po krijohet me administratën e presidentit Trump. Serbia, është shteti i cili, duke pasur aleanca diplomatike dhe ushtarake me Rusinë, Kinën, Iranin dhe aleatët e tyre, po ju krijon atyre shteteve hapësirë gjeopolitike për të vepruar në gjeografinë e BE-së dhe të Ballkanit! Serbia, në fakt, me këto aleanca, po e rrezikon paqën, jo vetëm në shtetet e BE-së por, edhe në hapësirat e Ballkanit. Në gjeopolitikat botërore, nuk mbahet mend kur, një shtet sikur Serbia, krijon aleanca të këtilla, ndërsa, BE-ja hesht, ose bëhet sikur, politikat e Serbisë nuk i kupton si rrezik permanent për paqën në rajon dhe më gjerë. Ne nuk do të dëshironim të supozonim se, BE-ja është kaq e pafuqishme në raport me politikat e rrezikshme për sigurinë dhe paqën në rajon dhe më gjerë. Aq më pak, si faktor shqiptar në rajon, si komb, nuk pajtohemi me supozimin se, BE-ja, qëllimisht po e toleron Serbinë, t’i forcojë aleancat me Rusin, Kinë, Iranin, në dëm të sigurisë evropiane, të Ballkanit dhe më gjerë. Për më tepër, faktori shqiptar, jo vetëm Republika e Kosovës, nuk mund të jemi indiferent ndaj politikave hegjemoniste të Serbisë, ndaj aleancave të hapura të Serbisë, të cilat pëmes Rusisë, Kinës dhe Iranit po e përkrahin Serbinë në politikat e saj për destabilizimin e shtetit të Kosovës! Si është e mundur, që, BE-ja ta përkrah, qoftë me oportunizëm politik, Serbinë në alenacat me Rusinë, Kinë dhe Iranin, ndërkohë, poashtu, ta trimëroj në qëllimet, objektivat e Serbisë për pushtimin e Veriut të Kosovës, për ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës, dhe jo vetëm për krijimin e Asociacionit, që realisht dhe de fakto, do të jetë, krijimi i një Republike serbe në veriun e Kosovës!? Prandaj themi se, dialogu me Serbinë, që nga fillimi është duke u zhvilluar me tendeca proserbe, ndaj si i tillë, tani e pas, dialogu me Serbinë duhet të riformatohet dhe të drejtohet nga ShBA-ja dhe jo BE-ja! Gjithashtu, vlerësojmë se, për arsye të politikës hegjemoniste të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, për arsye të akteve terroriste të Serbisë në Kosovë, për shkak se Serbia nuk e dorëzon kryeterroristin Radojçiç, vazhdimi i dialogut me Serbinë, duhet të kushtëzohet dhe asesi, nuk duhet të jetë prioritet qeveritar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar rifillimin…